Kandidatja për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Arbiana Xhemajli, që garon me numrin 62, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka treguar se pse qytetarët duhet ta votojnë atë me 9 shkurt.
Ajo ka thënë se do të angazhohet në zhvillimin e Anamoravës, dhe Vitisë, prej nga e ka edhe prejardhjen.
“Si nënë e Arisit dhe Ergit, unë do të punoj për ta bërë Kosovën më të mirë për të gjithë fëmijët. Unë besoj që prioritetet e mija, dhe puna ime do ta bëjnë Kosovën vend më të mirë për të gjithë qytetarët. Prandaj, ju ftoj të gjithëve të bashkoheni dhe të më mbështesni në rrugëtimin tim”, ka thënë ajo.