![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Modelja Xheneta Fetahu ka marrë vëmendje me një tjetër veprim të bërë së fundmi.
Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova ka zbuluar tatuazhin e ri që ka bërë.
Ajo shihet se tek qafa ka bërë një tatuazh simbolin e shqiptarëve, shqiponjën dy-krenare “Sot e vulosa përjetë në lëkurë krenarinë time”, ka shkruar ajo.
Bukuroshja këto ditë ka bërë paraqitjen e parë televizive, ku i ka dhënë fund të gjitha aludimeve.
E njëjta ka folur për eksperiencën në Big Brother, raportin me Gjestin e po ashtu edhe për hyrjen në Big Brother VIP Albania.
Ish-konkurrentja theksoi se nuk do të hyjë e as nuk do të ketë një ballafaqim me Gjestin.
Veç kësaj, tani është tejet e angazhuar sa i përket anës profesionale me projekte të reja.