Xheneta dhe Gresa kanë pasur një debat të ashpër në shtëpinë më të famshme në vend.
Gresa i tha Xhenetës se “je komplet naive, s’merr vesh kurrgjë”, teksa vazhdoi me fjalët se “njeri më të palogjikshëm s’kam pa”.
Kurse, Xheneta iu kundërpërgjigj duke i thënë se në rast se përlahen bashkë, e nxjerr nga shtëpia me zarf të zi.
“Llogarite me u përla unë me ty se qysh të qes unë ty jashtë me u përla, edhe një herë me u përla me mua, ti del me zarf të zi”, tha Xheneta.