Xheneta merr propozimin e ëndrrave por zgjedh të mos pranojë, ja arsyeja - Insajderi
×
Show

Xheneta merr propozimin e ëndrrave por zgjedh të mos pranojë, ja arsyeja

Insajderi
05 October 2025 - 20:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Xheneta Fetahu ka rrëfyer një moment të papritur në jetën e saj personale ku ka marrë një propozim për martesë, të cilin e ka refuzuar.

Në episodin e sotëm në “Trotuar”, Xheneta solli në studio edhe unazën e famshme që u bë pjesë e shumë komenteve, duke treguar për herë të parë arsyen pse nuk e pranoi propozimin. “Nuk ka qenë çështje guri, por personi,” u shpreh ajo.

Biseda në studio:

Nevina Shtylla: Ti ndërkohë je kthyer nga ato pushimet e famshme që u diskutuan e u diskutuan, më ke bërë edhe mua disa premtime, por hiç nuk i shoh të realizuara, i shoh duart bosh.

Xheneta Fetahu: Jo, jo, Ina, mund ta përcjellësh, të kam premtuar që do ta sjell unazën. Por i kam thënë jo.

Nevina Shtylla: Ishte propozim që e ke marrë, prandaj s’e ke vënë në gisht. I ke thënë jo kësaj.
Xheneta Fetahu: Po.
Ina: Do e doje gurin më të madh?
Xheneta Fetahu: Jo, do e doja nga një person tjetër.
Nevina Shtylla: Do doje gurin?
Xheneta Fetahu: Nuk ka rëndësi, do e doja nga ai. Unë kam edhe gishtat e vegjël, nuk shkon një gur shumë shumë i madh.
Xheneta Fetahu: Unë t’i them shpirt, se biseda ime me Ervin isha duke ia thënë pak më herët, se i dashuri im më ka heq bllokun nga java e kaluar.
Ervin Kurti: Jeni në rregull.
Nevina Shtylla: I dashuri i ka heq bllokun, mos ia vuri bllokun kur i the jo, apo nga këto deklaratat që bën ti herë pas here?
Xheneta Fetahu: Jo, kjo nuk ka qenë unaza nga i dashuri im, po të kishte qenë nga ai, i kisha thënë po.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark