Xheneta për raportin e Gjestit me Eglin: Më vjen keq nëse edhe një femër bie viktimë sikur unë – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Xheneta për raportin e Gjestit me Eglin: Më vjen keq nëse edhe një femër bie viktimë sikur unë

    Insajderi
    04 February 2025 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xheneta Fetahu, një prej banoreve më të diskutuara të Big Brother-it, ka folur për herë të parë për raportin e saj me Gjestin, një tjetër banor që tani është pjesë e Big Brother Vip Albania.

    Ajo komentoi edhe raportin e tij me Egli Takon.

    Ajo është shumë e zhgënjyer dhe e lënduar për faktin se ndjenjat e tij ndaj saj nuk kanë qenë të sinqerta.

    Sipas saj, një person që dashuron nuk mund të bëjë të njëjtat gjëra me një person pas vetëm 10 ditësh.

    “Jom e shokume edhe zhgënjyme e lënduar veç për faktin se kom pas dyshime në raport me të. Ndjenjat e tij ndaj meje nuk kanë qenë të sinqerta nëse një person dashuron nuk munet mas 10 dite me shku mi ba të njëjtat gjëra si me mu.

    “Loja është e përsëritur më vjen keq nëse edhe një femër bie viktimë sikur unë. Qekjo më bën të lëndume, edhe kur vendosa mos mi dhan shanse nuk ka pas asnjëherë qëllimin me më dhanë siguri brenda meje”, tha ajo.

    “I kam parë të gjithë lajmet. Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se unë i shfrytëzoj për famë. Në asnjë story nuk ka mu përmend emri i tij. Ishalla e shoh sa më lart. Kur ai e ka mbyll lidhjen me mu edhe e ka përmend “u kry çdo sen” nuk ka pas nevojë më përmend në një format tjetër. Nuk i besoj aspak dhe është personi i fundit që mundet me pas kontakt me mu”.

    Ajo thotë se i ka ndjekur të gjitha lajmet për këtë histori dhe se ndjehet keq për ata që mendojnë se ajo ka shfrytëzuar marrëdhënien për famë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark