Xheneta rikthehet në ekran, do të jetë me të njëjtin program televiziv me 'rivalen' e saj - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Xheneta rikthehet në ekran, do të jetë me të njëjtin program televiziv me ‘rivalen’ e saj

    Insajderi
    21 September 2025 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ish-banoret e Big Brother VIP, Xheneta Fetahu dhe Egli Tako, do të jenë sërish përballë publikut, por këtë herë jo brenda shtëpisë më të famshme, por në të njëjtin program televiziv.

    Xheneta dhe Egli u komentuan gjatë për historitë e tyre të ndërlidhura me Gjestin.

    Fillimisht, Xheneta krijoi një lidhje me të gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, ndërsa më vonë artisti pejan u përfshi në një romancë me Eglin në edicionin e Shqipërisë.

    Kjo situatë i bëri dy vajzat të shihen si rivale edhe jashtë formatit.

    Megjithatë, tashmë ato do të ndajnë të njëjtën hapësirë televizive, pasi janë bërë pjesë e programit “E Diell” në Top Channel.

    Të dyja kanë role të ndryshme dhe nuk do të bashkë-moderojnë të njëjtën rubrikë, por prania e tyre në një program pritet të ngjallë interes dhe diskutime të shumta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark