Derisa banorët po flisnin për momentet me epike të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta e riktheu një moment të Edona James.
Ajo shkaktoi të qeshura teksa e imitioi Edonën në një moment të saj brenda shtëpisë. Kjo kishte ndodhur kur të njëjtës i kishte ikur zëri, ndërkohë që ‘Vëllai i Madh’ po i tërhiqte vëmendjen për një situatë.
“O Vëllai i Madh po çka me bo mu s’më del zëri”, e imitioi Xheneta, teksa tha se babai i saj e ka dashur shumë si personazh të njëjtën.