“Xhensila i kërkon Besit para dhe fëmijët”, “Luana Vjollca ndahet nga i dashuri, pas 8 viteve”, "Ledri e harron Sarën"-Këto janë ndarjet e bujshme gjatë vitit 2024 - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Showbiz
  • Insajderi Video

    “Xhensila i kërkon Besit para dhe fëmijët”, “Luana Vjollca ndahet nga i dashuri, pas 8 viteve”, “Ledri e harron Sarën”-Këto janë ndarjet e bujshme gjatë vitit 2024

    Insajderi
    04 January 2025 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë vitit 2024 shumë personazhe të showbizit gjetën dashurinë, e disa të tjerë i dhanë fund lidhjeve të tyre.

    Dikush në heshtje, e dikush me drama e diskutime arriti të marr vëmendjen e publikut gjatë procesit të divorcit a ndarjes.

    Kishte kohë që aludohej se ishin ndarë. Fillimisht dyshimet u ngrinë pasi Sara Hoxha e Ledri Vula nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

    Krijuan mjegull në rrjet duke mos u deklaruar se çfarë po ndodhte mes tyre. Gjatë verës, Ledri u kap mat me një vajzë, gjersa ishin në pushime.

    Pak muaj më pas, në emisionin e Arbana Osmanit ai e pranoi që janë ndarë, madje tregoi edhe detaje tjera.

    Ai ka thënë se nuk e di as vet përse janë ndarë, dhe që se ka menduar e s’i vije keq vetëm për një gjë.

    “Unë e Sara jemi krejtësisht kundër për atë që kemi mundur të funksionojmë,” ka thënë Ledri, duke shtuar se nuk ka shumë menduar për ndarjen, por se gjithmonë mendon për mirëqenien e Poin.

    “Se di, as nuk jam ndalë me mendu. Më vjen keq veç për Poin, për diçka tjetër jo,” ka shtuar ai, duke treguar se vajza e tij po rritet dhe që tashmë është më shumë se kurrë e dashuruar me prindërit e saj, duke e kaluar shumë kohë me ta.

    Po këtë vit, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka kërkuar që të divorcohet nga aktori, Bes Kallaku.

    Dyshohet se martesa e tyre prej kohësh nuk funksionon më dhe se jetojnë në shtëpi të ndara, ndërsa kujtojmë se çifti i cili ka qenë bashkë prej shumë vitesh, janë prindër të dy fëmijëve.

    I pari që foli në media për krisjen e raportit ishte Kallaku i cili u shpreh se “me nusen jemi bërë si dy të huaj”. Pak kohë më parë ai publikoi edhe një këngë që e titulloi “Mosmirënjohje”, ku mes vargjesh, të shkruara prej tij, thuhej: nga mosmirënjohja ta ktheva shpinën… A do mbash mëkatet, a do bësh viktimën?

    Është raportuar se në dosjen e siguruar nga gjykata, Xhensila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por, gjithashtu, kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.

    Një histori e trazuar dashurie që është jetuar larg vëmendjes së publikut për shumë vite, tashmë ka mbërritur në fund. Pas gati 8 vitesh kanë qenë së bashku, Luana Vjollca e Krenar Qoqaj, i kanë dhënë fund njëherë e mirë, duke zgjedhur që të jetojnë jetën e tyre të ndarë.

    Në fakt, që në fillimet e saj, kjo histori ka pasur ulje-ngritjet e saj, me probleme mes tyre që vinin si shkak i xhelozisë së Krenarit për Luanën. Por duket se gjërat ishin stabilizuar me kalimin e kohës, ndërsa në verën e 2017-ës mediat shkruan se Luana dhe Krenari po përgatiteshin për ceremoninë e tyre të dasmës. Por siç mësohet nga burime pranë çiftit, prej disa ditësh moderatorja nga Tirana dhe menaxheri i VIP-ave dhe biznesmeni nga Kosova nuk kanë asnjë kontakt mes tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark