Xhensila Myrtezaj mahnit ndjekësit me format trupore – shfaqet si “sirenë” në det - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Xhensila Myrtezaj mahnit ndjekësit me format trupore – shfaqet si “sirenë” në det

    Insajderi
    09 June 2025 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, vazhdon të tërheqë vëmendje jo vetëm me talentin e saj muzikor, por edhe me paraqitjen gjithmonë në formë.

    Edhe pse është nënë e dy fëmijëve, Xhensila dëshmon se përkushtimi ndaj vetes dhe mirëqenia fizike mund të shkojnë krah për krah me jetën familjare. Ajo shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe udhëtimet e saj, ku vërehet forma e saj trupore e tonifikuar.

    Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi nga deti, ku shihet duke lundruar. Me linja trupore të theksuara dhe elegancë natyrale, Xhensila është komentuar nga ndjekësit si një “sirenë e vërtetë”.

    Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente në rrjete sociale, ku fansat nuk kanë kursyer fjalët e lavdërimit për bukurinë dhe stilin e këngëtares.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark