Xhensila Myrtezaj zbulon periudhën e vështirë të jetës: Jetova 2 muaj me frikën se kisha kancer gjiri - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Xhensila Myrtezaj zbulon periudhën e vështirë të jetës: Jetova 2 muaj me frikën se kisha kancer gjiri

    Insajderi
    18 October 2021 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tetori është muaji i sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të vajzave dhe grave për parandalimin që në faza të hershme të kancerit të gjirit duke bërë herë pas here kontrolle.

    E pikërisht në “Tetorin rozë”, artistja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka vendosur që të ndajë me miliona ndjekësit e saj një videomesazh mjaft sensibilizues.

    Këngëtarja e dashur për publikun ka rrëfyer eksperiencën e saj duke thënë se të gjitha jemi të barabarta në këtë luftë, siç e cilëson ajo.

    “Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim. Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rrjesht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por më vriste edhe shumë ndërgjegja që po bëja shumë gabim. Sigurisht, Besi më dërgoi tek mjeku, dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies”, tregon Xhensila.

    Xhensila ka treguar se pas atij momenti të trishtë, ajo bën check-up çdo 6 muaj dhe ekon morfologjike çdo 2-3 muaj.

    Myrtezaj u ka sugjeruar gjithashtu të gjitha vajzave dhe grave që të bëjnë të njëjtën gjë për ta parandaluar atë që në fazat më të hershme.

    Madje artistja e njohur u ka bërë thirrje të gjithave që vuajnë nga kjo sëmundje e rëndë për të gjetur forcën dhe motivimin për ta luftuar atë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark