Roma do të tentojë transferimin e Xherdan Shaqirit në rast se Juan Iturbe do të largohet nga kryeqyteti italian në janar të vitit të ardhshëm.
Tuttomercato shkruan se ish-sulmuesi i Bournemouth nuk do të pret as afatin kalimtar të verës për tu larguar nga “verdhekuqtë”.
Si zëvendësim për të Roma mendon të marrë Xherdan Shaqirin, i cili këtë edicion është duke kaluar në një formë të mirë me Stoke City.
Shaqiri ka përvojë në Seria A, pasi që një kohë ka qenë edhe pjesë e Interit./Insajderi.com