
Ylli shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri është prezantuar zyrtarisht te skuadra e re, Chicago Fire, shkruan Insporti.
Shaqiri është shprehur i lumtur që ka arritur marrëveshje me klubin nga MLS, duek shpresuar që të jap më të mirën për skuadrën.
Shaqiri kapitullin e ri në karrierën e tij pritet ta fillojë me 27 shkurt në udhëtim ndaj Inter Miamit.
“Faleminderit për të gjithë që keni ardhur. Është një eksperiencë e re për mua, pasi erdha në ShBA. Gjithmonë kam qenë një admirues i MLS-së. Siç e dini unë isha tek Lyoni dhe isha duke luajtur për gjashtë muaj, andaj jam i gatshëm”.
Now it’s real, Chicago. #cf97 pic.twitter.com/7ngOaFrReQ
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) February 21, 2022
Sipas klubit amerikan të MLS, Shaqiri është transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.
Shaqiri do ta mbajë numrin 10 në fanellë.
Kontrata e tij me Chicago Fire do të zgjasë deri në vitin 2024.
/Insporti.com