Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-Nisma, Xhevahire Izmaku, ka mbajur një takim me gratë e Vushtrrisë.
Izmaku përmes një postimi në Facebook tha se salonet e ondulimit janë më shumë se thjesht biznese.
“Salonet e ondulimit janë më shumë se thjesht biznese—ato janë hapësira ku gratë punojnë me pasion, krijojnë dhe fuqizohen ekonomikisht. Si Xhevahire Izmaku, angazhohem për një infrastrukturë më të lehtë ligjore dhe fizike për këto biznese të vogla, që gratë e Vushtrrisë të kenë më shumë mundësi për rritje dhe sukses”, u shpreh Izmaku.