Kandidatja për deputete nga radhët e Koalicionit për Kosovën Fituese, Xhevahire Izmaku, ka mbajtur një takim me gratë në komunën e Vushtrrisë.
Izmaku ka thënë se gratë janë forca dhe zemra e shoqërisë.
“Gratë, forca dhe zemra e shoqërisë sonë!
Sot në Vushtrri, mes grave të jashtëzakonshme që me përkushtim dhe guxim janë shtylla e familjes dhe shoqërisë. Kjo garë më shumë se kurrë më ka afruar me gra dhe vajza, duke më dhënë edhe më shumë forcë e motiv për të vazhduar përpara.
Bashkë për një të ardhme më të fortë, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë!“, ka deklaruar Izmaku.