Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-Nisma, Xhevahire Izmaku, është shprehur e lumtur që Nismës i është bashkuar një kuadro e re.
Asambleistja më e votuar në Ferizaj, Hysnije Mustafa i është bashkuar Nismës Socialdemokrate.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur që Hysnije Mustafa, asambleistja më e votuar në Ferizaj, ka vendosur t’i bashkohet Nismës Socialdemokrate. Përkushtimi i saj ndaj qytetarëve dhe vizioni për një politikë më të drejtë janë vlera që e bëjnë këtë vendim të jashtëzakonshëm”, u shpreh Izmaku.
Xhevahire Izmaku në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numrin 9 në listën votuese.