Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-NISMA, Xhevahire Izmaku, është shprehur se Qeveria e ardhshme do të jetë e ndërtuar nga opozita.
Izmaku, është gjatë një interviste ka thënë se përfaqësuesit e opozites janë duke punuar fort dhe duket që është rikthy antarsia tek opozita.
“Du me e besu jemi tu punu fort që qeverisja dhe qeveria e ardhshme të jetë e ndëtuar nga opozita. Komplet përfaqësuesit e opozites janë duke punuar fort dhe duket që është rikthy antarsia tek opozita. Une mendoj që ka me pasë mundësi me ndërtu një qeverisje të mirë mbi parimë bazë që e kemi rikthimin e një pozicioni të favorshëm të Kosovës që është gjithqka për neve.”, ka thënë Izmaku në kanal 10.