
Kështu ka rrëfyer një nga pjesëmarrësit e këtij kampi, i cili tregon se si hoxha tashmë i arrestuar, Zekirja Qazimi, kishte organizuar kampin me qëllim rekrutimin e fëmijëve kosovarë për luftë xhihadiste.
Siç ka mësuar Zona Express, menjëherë pas luftës ishin rekrutuar rreth 100 fëmijë kosovarë, dhe ishin dërguar në fshatin Debëllde të Vitisë,ku siç rrëfen dëshmitari i Express, ishin shfaqur filma me skena horror, dhe filma indoktrinues kundër të krishterëve dhe hebrenjve.
“I kam pas 14 vjeç. Organzimimin e ka ba Zeka me Ridvan Haqifin dhe Hafiz Adnanin, dhe kur e kanë pas këtë kamp, na kanë thanë se do shkojmë në Prizren për vizitë.
Por na mashtruan dhe më pas na dërguan në Debëllde të Vitisë dhe për një javë kemi qëndruar në mal”, thotë dëshmitari, i cili nuk ka dashur të zbuloj emrin për shkaqe sigurie.
Ai tregon se në këtë kamp të Debelldes kishte mësuar të përdorë armë të ndryshme dhe shpatë. Dyshohet po ashtu se nga ky kamp rekrutimi kanë dalë shumica e xhihadistëve kosovarëve që kanë luftuar në Sirisë. /Insajderi.com