Sipas të përditshmes ishullore Daily Mirror, xhihadisti, emri i vërtetë i së cilit ishte Mohammed Emwazi, para se të shkonte dhe të vritej në Siri, kaloi gjashtë shtete paraprakisht për të arritur atje.
Njëra prej shteteve ishte Shqipëria. Ai kishte kaluar nga Anglia në Belgjikë, shtet nga i cili kishte fluturuar drejt Shqipërisë me disa pasaporta të rreme franceze.
Pasi arriti në Shqipëri, ai e pati të lehtë të kalonte në Greqi, pastaj kaloi edhe Turqinë për të përfunduar në territorin e të ashtuquajturit Shtet Islamik.
Emwazi u vra vitin e kaluar nga Ushtria Amerikane pasi u bë njëri nga njerëzit më të urryer të Evropës pas disa videove kërcënuese.
Ai vrau dy gazetarë amerikanë, James Foley-n dhe Steven Sotlof dhe britanikët David Haynes e Alan Henning. /Insajderi.com