Policia e Kosovës pothuajse çdo ditë dënon qytetarët që bien ndesh me rregullat e komunikacionit, ndër to me tejkalimin në vijë të plotë.
Por shkelje të tillë nuk bëjnë vetëm qytetarët, një video e dërguar në adresën e Insajderit konfirmon se njejtë veprojnë edhe ngasësit e xhipave të pushtetit.
Në video shihet qartë se si me veturën zyrtare tejkalohet në vijë të plotë.