Përgjatë ditës së premte u mbajt takimi mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
ABC News po raporton se në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, mes asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, ministrat e shtetit të parë erdhën me furgon për në Elbasan.
Tri ishin marrëveshjet më të rëndësishme që janë firmosur mes palëve; lejet e qëndrimit që tashmë do të jenë 5 vjeçare duke hequr burokracitë, njohja e siguracioneve, por edhe abetarja e përbashkët mes dy vendeve duke filluar nga viti i ardhshëm që shënon 110 vjetorin e pavarësisë.