Xhipi luksoz i Bulliqit rëndon buxhetin e varfër të Podujevës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhipi luksoz i Bulliqit rëndon buxhetin e varfër të Podujevës

    Insajderi
    22 February 2024 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valon Demolli, shef i asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë, ka denoncuar shpenzimet e xhipit të kryetarit të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

    Sipas një postimi në ‘Facebook’ të Demollit, përbrenda tre muajsh xhipi i zi i Bulliqit të VV’së i “përpiu” 2600 euro për dy servise të rregullta, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Për dy servise të “rregullta” brenda vetëm tre muajve për xhipin e zi të Shpejtim Bulliqit të LVV-së nga taksat tona komuna e Podujevës ka paguar rreth 2600 euro”, thuhet në postimin e tij.

    “Të mos harrojmë kjo kontratë menaxhohet nga ish kryetari i pikës së LVV-Podujevë, tani shofer në Komunën e Podujevë”, vijon postimi i tij.

    Në dokumentet që ia ka bashkëngjitur postimit, shihet se Bulliqi i ka bërë llojlloj riparimesh që ta ketë veturën në gjendje sa më komode. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark