Xhudoja prezanton tekstin e himnit të Kosovës në Bosnjë e Hercegovinë - Insajderi
×
Kulturë

Xhudoja prezanton tekstin e himnit të Kosovës në Bosnjë e Hercegovinë

Insajderi
07 July 2019 - 19:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot, në Bosnjë e Hercegovinë, derisa Laura Fazliu ka marrë medaljen e artë në Kampionatin Evropian U21, është ngritur flamuri dhe është intonuar himni, derisa dëgjohet edhe teksti në prapavijë.

Këtë aktivitet e ka transmetuar live në rrjetin social Facebook, trajneri Driton Kuka, ku ka shkruar: “Në BeH himni intonohet, edhe me tekst bile”.

Më 17 shkurt të vitit 2008 Kosova prezantoi edhe hinin e ri. Kur ishte propozuar melodia nga autori Mendi Mengjiqi, kënga e shtetit i kishte pasur edhe vargjet e shkruara.

Për shkak të restrikcioneve nga pakoja e Ahtisaarit, komisioni përzgjedhës ishte detyruar që të heq tekstin.

Himni i Kosovës, titullohet “Evropa”.

Sporti i xhudos, që me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Akil Gjakova, Loriana Kuka, e tash edhe me Flaka e Loxhën e Laura Fazliun, kanë ngritur lartë flamurin e Kosovës gjithandej, madje edhe në vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kësaj radhe ka vendosur të shkojë një hap tutje duke e paraqitur edhe tekstin./ Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark