Xhuli revoltohet keq ndaj Jozit: Nuk do të të lëmë të gjallë… – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Xhuli revoltohet keq ndaj Jozit: Nuk do të të lëmë të gjallë…

    Insajderi
    05 February 2025 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Joz Marku u përjashtua sot (e mërkurë) nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania.

    Kjo pasi ai e ofendoi rëndë banorin nga Kosova duke e quajtur pas spektaklit ‘kopil shkine’.

    E për këtë pati reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë, ku shumë nga personazhet publike i dolën në përkrahje Gjestit.

    Mes shumë figurave ka reaguar edhe modelja e njohur dhe ish-banorja, Xhuli Nura.

    “Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit një shqiptari nga Kosova s’do të të lemë të gjallë”, ka shkruar ajo.

    Jozi bëri paraqitjen e parë televizive pas daljes nga shtëpia ku tha se ka qenë në tension dhe se i kërkoi falje familjes së Gjestit.

    Ai hodhi poshtë të gjitha aludimet që u bënë për të në rrjet derisa ishte brenda BBVA.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark