Xhulit të Big Brotherit i ishte publikuar një video intime, ajo tregon se si e përjetuan prindërit e saj - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Xhulit të Big Brotherit i ishte publikuar një video intime, ajo tregon se si e përjetuan prindërit e saj

    Insajderi
    13 December 2022 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja e njohur shqiptare, Juliana Nura, është njëra ndër banoret e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP Kosova.

    “Xhuli”, është emri me të cilin asaj i drejtohen të gjithë banorët brenda shtëpisë.

    Ajo deri më tani aty brenda, ka dëshmuar se është një vajzë e hapur dhe shumë e shoqërueshme.

    Por, cila ishte historia e saj, para se ajo të futej në Big Brother VIP Kosova?

    Xhuli në vitin 2010 kishte kaluar një periudhë jo shumë të lehtë në jetën e saj.

    Asaj i ishte publikuar një video intime, ku gjatë asaj kohe, Xhuli është shprehur se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë.

    Banorja e Big Brotherit gjithashtu ka treguar edhe si e kanë përjetuar prindërit e saj një situatë të tillë.

    “Besoj shumë keq, sepse nuk kemi fol shumë për këtë gjë, sepse është një periudhë për të cilën prindërit nuk dëshirojnë të flasin, sepse e di që janë lënduar shumë, nuk janë lënduar vetëm se vajza e tyre ishte në momente shumë të vështira, por ishin lënduar edhe nga fisi, nga rrethi, me fjalët”, është shprehur ajo në një intervistë të para pak mujsh.

    Por, një përjetim i tillë, nuk e rrëzoi Xhulin, ajo shprehet së është bërë akoma më e fortë.

    “Vendosa të bëhem e fortë, të jem fytyrë për të gjithë ato gra që tejkalojnë një gjë të tillë”, tha ajo.

    Modelja ka bërë të ditur se për publikimin e kësaj videoje ka bërë edhe një denoncim.

    “Unë e bëra një denocim dhe kam thënë se e vërteta del në shesh. Aludimet ishin të mëdha, kush ishte, me kë ishte, çka bën kjo, çfarë pune bën. Pra, në 2010-tën është kjo”, tha Xhuli.

    Tutje, ajo tregoi se gjatë muajve të parë pas publikimit të kësaj videoje, ishte në gjendje shumë të keqe emocionale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark