Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Xum Allushi, ishte ditën e sotme i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”.
Gjatë kësaj interviste, Xumi foli për raportin e tij me Eglin, ku u ndal te një foto që qarkullon në internet me ish-partnerin e banores, Olsi Bylykun. Ish-banori u shpreh se ajo foto është bërë rreth 9 vite më parë, teksa theksoi se nuk ka shoqëri me ish-partnerin e Eglit.
“Eglin e kam njohur nga jashtë pasi kam dëgjuar dhe këngët e saj. Me ish-partnerin e Eglit, s’kam miqësi. Ajo foto është shkrepur para 9 vitesh. U bë kohë e gjatë që s’kam kontakt me atë. E di që ka qenë ish-partnere e një kolegu, por jo e një shoku apo miku tim.
Nuk jam penduar për asgjë në BB VIP 4. Kam pasur respekt dhe mirënjohje të madhe për Eglin. Kam parë një vajzë me vlera. I kam thënë Eglit në sy ‘unë nuk jam i dashuruar me ty’, i kam thënë ‘ndjej për ty’”, theksoi Xum Allushi.