×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Yahoo fillon raundin e parë të largimeve nga puna

    Insajderi
    11 February 2016 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Yahoo Inc (YAHOO) ka shpallur të mërkurën largimin nga puna të 107 punëtorëve në raundin e parë të procesit të shkurtimit të vendeve të punës

    Pas përfundimit të katër raundeve të parapara për këtë vit, pritet që të  shkurtohen  1 mijë e 500 vende të punës, raporton Reuters

    Përfundimi i marrëveshjeve të punës me këta persona do të fuqizohet më 11 prill dhe personat e ndikuar nga ky ndryshim kanë marrë tashmë paralajmërim avans prej 60 ditës që të kërkojnë ndonjë vend tjetër të punës, raporton Insajderi

    Këto ndryshime kanë ndodhur në departamente të ndryshme të kompanisë Yahoo.

    Aksionet e YAHOO, janë rreth 18.5 për qind në rënie vetëm gjatë këtij viti dhe pikërisht ky shihet si shkaku kryesor i këtyre ndryshimeve.

    Marissa Mayer, zyrtare nga YAHOO ka lajmëruar se për shkak të disa ndryshimeve në bërthamën e biznesit të tyre në internet, ata do të shkurtojnë 15 për qind të vendeve të punës gjatë këtij viti.

    YAHOO kishte rreth 11 mijë punëtorë më 30 qershor të vitit të kaluar, derisa më 31 dhjetor të vitit 2014 kishte rreth 12 mijë e 500 punëtorë me orar të plotë./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark