Kompania “Yahoo” ka njoftuar se në muajin gusht të vitit 2013 ka qenë cak i një sulmi masiv kibernetik duke thënë se mbi 1 milion profile të saj janë komprometuar.
Numri i llogarive të sulmuara është dy herë më i madh se sa në sulmin e parë që “Yahoo” e ka konfirmuar në muajin shtator.
Kompania beson që incidenti i konfirmuar mbrëmjen e 14 dhjetorit me gjasë është ndryshe nga ai “Yahoo” e konfirmoi në shtator.
Yahoo thotë se sulmi mund të ketë marrë të dhëna si emrat, adresat e emaileve, numrat e telefonit, datat e lindjes, fjalëkalimet etj.
Megjithatë, të dhënat e kartelave të kreditit të klientëve të saj nuk besohet se janë prekur, njofton më tej kompania, shkruan rel.
Yahoo thotë se i ka njoftuar personat e prekur nga sulmi ndërsa ka ndërmarrë masa për sigurimin e profileve të tyre, duke kërkuar edhe prej përdoruesve që të ndryshojnë fjalëkalimet.