Xherdan Shaqiri, ka njoftuar se është pensionuar nga kombëtarja e Zvicrës.
Kjo si duket i ka zënë në befasi drejtuesit e kësaj kombëtare që u paraqiten në një konferencë për media.
Trajneri Murat Yakin, u shpreh falënderues për kontributin e “Messit të Alpeve”.
Yakin e quajti Shaqirin “futbollisti briliant”.
“Jemi njoftuar të gjithë në të njëjtën kohë. Më vjen keq për këtë hap, kemi pasur raporte të mira pune. Është vendim i tij. Gjithnjë kemi thënë se situata për lojtarët meritorë pas turneut është e vështirë. E respektojmë vendimin e tij. Na vjen keq t’i themi lamtumirë një lojtari kaq brilant, një rekordmeni. Një falënderim i madh nga unë”, tha Yakin.
Por, trajneri turk theksoi se ishte e rëndësishme që “Shaqa ta pranonte rolin e tij”.
“E dhënë kontributin e tij. Të dy jemi pajtuar që ritmi në SHBA nuk është i njëjtë si në Evropë. Ai ka mbështetur djemtë e ri. Shaqiri është sjellur në mënyrë profesionale. I dëshiroj çdo të mirë në të ardhmen”, ka shtuar selektori i Zvicrës.
Udhëheqësit e federatë zvicerane paralajmëruan se do të organizojnë edhe një ndeshje përshëndetëse si falënderim për 32 vjeçarin me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit.
“Definitivisht do të organizojmë diçka. Ai ishte njëri prej lojtarëve më të mëdhenj të Zvicrës, njëri prej më popullorëve. 125 ndeshje, shumë gola, shtatë turne – do të gjejmë një mënyrë për tifozët që ta kujtojnë Shaqirin dhe t’i themi faleminderit”, tha Pierluigi Tami, drejtor i përfaqësueses së Zvicrës.
Xherdan Shaqiri, nga viti 2010-të i ka zhvilluar 125 lojë për Zvicrën.
Ai i ka shënuar 32 gola për helvetikët dhe i ka realizuar 34 asistime.