Yamal për Messin: Ai është më i miri në histori, por unë dua të bëj karrierën time - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Yamal për Messin: Ai është më i miri në histori, por unë dua të bëj karrierën time

    Insajderi
    12 July 2025 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lamine Yamal është padyshim një nga figurat më të përfolura në futbollin botëror, pasi ka fituar tashmë 5 tituj me Barcelonën dhe Spanjën, ndërkohë që nuk është as 18 vjeç. Pavarësisht moshës së re, spanjolli ka treguar pjekuri të jashtëzakonshme në fushë, pasi është lideri i Barcelonës dhe ai që do të marrë vendimet përfundimtare në fushë.

    Në një intervistë, ai u pyet për krahasimet që bëhen midis tij dhe Lionel Messit. Ai u përgjigj me shumë dashuri për argjentinasin.

    “Lionel Messi është me të vërtetë lojtari më i madh në histori për mua. Shpresoj të kem një karrierë aq të suksesshme sa e tija, por e vetmja gjë për të cilën mendoj është të luaj në mënyrën time”, theksoi anësori 17-vjeçar spanjoll, duke shtuar: “Ajo që dua është që njerëzit ta kujtojnë emrin Lamine Yamal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark