Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i është rikthyer kritikave ndaj kreut të shtetit Hashim Thaçi.
“I ashtuquajturi President, Hashim Thaçi, paska deklaruar se marrëdhëniet me Serbinë i kemi më të mira se ç’prezantohen në publik. Kur flet në shumës, me gjasë Hashim Thaçi e ka fjalën për klanin “Pronto”, sepse populli i Kosovës marrëdhëniet me Serbinë i ka më të këqija sesa ato duken në publik.
Serbia po e bllokon Kosovën në organizmat ndërkombëtarë; Serbia po e lufton Kosovën së brendshmi përmes projekteve si “Zajednica” dhe projekteve kolonizuese si “Lugina e Diellit”; ajo përmes “Listës Srpska” po e bllokon formimin e ushtrisë së Kosovës.
Por, Thaçi vërtet i ka punët mirë me Sërbinë. Për shkak të dëgjueshmërisë së tij ndaj Serbisë, përmes deputetëve të Listës “Srpska” ai u bë president. Për të mos qënë kurrë i tillë”, thekson Visar Ymeri. /Insajderi.com