Multimiliarderi Elon Musk ka shkaktuar polemika gjatë një ngjarje pas inaugurimit në Uashington, ku bëri dy gjeste ndaj turmës, duke ngritur dorën lart nga gjoksi dhe duke bërtitur, “Yesssss”.
Shikuesit e përshkruan këtë veprim si një përshëndetje naziste, sipas raportimeve të BBC-së.
Në reagimin e tij në platformën sociale X, Musk i quajti kritikat ndaj gjestit të tij një sulm “të lodhtë” dhe shtoi se kjo ngjarje kishte një rëndësi të madhe për të, duke thënë: “Kjo nuk ishte një fitore e zakonshme. Kjo kishte vërtet rëndësi. Faleminderit që e bëtë të ndodhë! Faleminderit!”