Yjet botërorë bashkë në përkrahje të Ukrainës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Yjet botërorë bashkë në përkrahje të Ukrainës

    Insajderi
    09 April 2022 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Yjet e filmit, sportistët dhe muzikantët me famë botërore i janë bashkuar një fushate në mbështetje të Ukrainës të nisur në rrjetet sociale, transmeton Insajderi

    Fushata #StandUpForUkraine u nis nga organizata globale Global Citizen, duke bërë thirrje për financim për përpjekjet humanitare në Ukrainë dhe vende të tjera.

    Në fushatë morën pjesë shumë emra të njohur, duke përfshirë Bruce Springsteen, Hugh Jackman, John Bon Jovi, Elton John, Jonas Brothers dhe Billie Eilish.

    “Refugjatët në Ukrainë dhe në mbarë botën kanë nevojë për ndihmën tonë tani”, tha Bruce Springsteen në një video të postuar në Twitter.

    Këngëtarja dhe kompozitorja kanadeze Celine Dion u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të ndihmojnë këdo që detyrohet të largohen nga shtëpitë e tyre.

    Barbra Streisand shprehu gjithashtu mbështetje për fushatën.

    Fushata u mbështet edhe nga një numër yjesh dhe grupesh, duke përfshirë Weekend, Demi Lovato, Madonna, Miley Cyrus, Ozzy Osbourne, U2, Katy Perry dhe ekipet e basketbollit të NBA-së Sacramento Kings, Toronto Raptors dhe Memphis Grizzlies.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark