Yjet e futbollit botëror ishin në Turqi gjatë grushtit të shtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Yjet e futbollit botëror ishin në Turqi gjatë grushtit të shtetit

    Insajderi
    16 July 2016 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë Turqia ka kaluar një natë të trazuar pas grushtit të shtetit të dështuar më pas në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Por në kohën që i gjithë vendi dridhej nga situata alarmante, në Stamboll ndodheshin edhe disa nga yjet e futbollit botëror.

    Fondacioni i sulmuesit kamerunas Samuel Eto’o ka organizuar mbrëmë një ceremoni bamirësie, që kishte si qëllim mbledhjen e fondeve. Në këtë ceremoni kishin konfirmuar pjesëmarrjen edhe Xavi, Capello, Maradona, Mourinho, Aubameyang, Benzema, Drogba, Demba Ba, Geremi, Hazard, Kanu, Kolo Touré, Lass Diarra, Saha, Desailly, Essien e Okocha.
    Por nuk dihet nëse ata kanë qenë mbrëmë në Stamboll apo jo, por të pranishëm në darkën festive kanë qenë Puyol, Arda Turan dhe Abidal, që kanë postuar edhe një foto e kanë dalë para kamerave të televizionti shtetëror para se të ndodhte grushti i shtetit.

    Edhe Messi duhej të mbërrinte në këtë ceremoni, ndërsa neymar kishte refuzuar prej punëve që kishte në Brazil. Yjet e futbollit botëror do të zhvillonin edhe një ndeshje bamirësie sot në Antalia, ku duhej të merrte pjesë edhe presidenti Erdogan, por nuk dihet nëse kjo sfidë do të zhvillohet më duke parë situatën. /Telesport.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark