×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Yjet e muzikës kujtojnë David Bowie

    Insajderi
    01 April 2016 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koncerti i mbajtur në “Carnegie Hall” të Nju Jorkut u njoftua në 10 janar si një retrospektivë e jetës së legjendës së “rock”-ut, por disa orë më vonë, familja e këngëtarit njoftoi vdekjen e tij nga sëmundja e kancerit.

    Që atëherë, biletat u shitën në kohë rekord. Mes artistëve që performuan ishin Flaming Lips, Pixies, Debbie Harry, Cyndi Lauper dhe ish-vokalisti i REM, Michael Stipe.

    Kërkesa për pjesëmarrje ishte aq e lartë sa një koncert i dytë u shtua për të premten në mbrëmje në “Radio City Music Hall”. Ai do të shfaqet edhe në internet. Gjatë koncertit që zgjati 2 orë, u kënduan mbi 20 hite të Bowie-t. Cindy Lauper ishte e para që pushtoi skenën me hitin e vitit 1972 “Suffragette City”.

    Ndërkohë, vokalisti i REM, Michael Stipe, performoi një version më melodioz të “Ashes to Ashes” me Karen Nelsen.

    “Carnegie Hall” ishte vendi ku Bowie bëri debutimin e tij të parë në Nju Jork në vitin 1972, një qytet ku do të jetonte për 20 vjet. Rokeri vizionar britanik vdiq në moshën 69-vjeçare në 10 janar, si pasojë e kancerit në mëlçi./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark