Yll Limanit i ndodh e papritura, mbetet i shtangur nga ky veprim i shokëve të tij - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Yll Limanit i ndodh e papritura, mbetet i shtangur nga ky veprim i shokëve të tij

    Insajderi
    25 September 2025 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Yll Limani festoi 31-vjetorin e tij me një surprizë të veçantë, të përgatitur nga njerëzit më të afërt dhe miqtë e tij të zemrës.

    Artistit iu organizua një darkë intime, e cila u mbajt fshehurazi, duke bërë që çdo detaj të ishte një surprizë e vërtetë për të.

    Kur Limani hyri në ambient, u ndal dhe mbeti i habitur nga turma e njerëzve që e prisnin me buzëqeshje dhe përqafime, një moment që e la atë plotësisht të befasuar.


    Atmosfera e ngrohtë dhe emocionet e sinqerta e bënë këtë përvjetor të veçantë dhe të paharrueshëm.

    Momenti u kap me kamera dhe videoja u shpërnda në rrjete sociale, duke u bërë menjëherë virale.

    Gjatë mbrëmjes, ishte e qartë lidhja e fortë që artisti ka me rrethin e tij më të ngushtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark