×
  • Sport
  • Sport

    Ylli brazilian rrezikon të dënohet me largim të përjetshëm nga futbolli, shkak bastet për kartonë të verdhë

    Insajderi
    08 October 2024 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lucas Paqueta, mesfushori sulmues brazilian i cili luan te ekipi anglez West Ham United, po hetohet nga Federata Angleze e Futbollit, për baste të dyshimta.

    Sipas kësaj federate, për brazilianin janë vënë baste në katër raste për kartonë të verdhë. Qarkullimi i parave ka ardhur nga vendi i tij i origjinës, Brazili.

    Ai rrezikon të skualifikohet përgjithmonë nga futbolli.

    Sipas The Sun, në orët e fundit akuzës i është shtuar edhe akuza e re për “pengim të hetimeve” të lidhura me telefonin e tij.

    FA pasi e analizoi, ia ktheu telefonin lojtarit, i cili, megjithatë, pasi e rimori, e hodhi pasi ndërkohë kishte blerë një të ri. Ditët e fundit, FA i kërkoi Paquetas që të kthente sërish pajisjen e vjetër për hetime të mëtejshme, por mori si përgjigje nga lojtari: “Nuk e kam më”. Kjo gjë u pa, pikërisht, si pengesë për hetimet.

    Tani FA e akuzon Paquetan jo vetëm për baste të paligjshme, me rrethanë rënduese se ka vënë bast në ndeshjet e tij dhe për veten e tij, por edhe për mosbashkëpunim me drejtësinë në dy raste.

    Siç raportohet nga Calcio&Finanza, seanca dëgjimore për procedimin kundër Paquetas është caktuar për në mars të ardhshëm, megjithëse një vendim mund të mos jepet para verës së vitit 2025.  

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark