Frenkie De Jong vazhdon të jetë shumë i pëlqyer në Angli, aty ku e kërkoi për një kohë të gjatë Manchester United e tashmë është Tottenham që po tenton ta transferojë në Premier League.
Drejtuesit e Spurs, që kanë paraqitur një ofertë te Barcelona për blerjen e mesfushorit holandez gjatë merkatos verore, plot 60 milionë euro përfshirë bonuset, është propozimi i klubit londinez.
Ndërkohë që 26-vjeçarin e pret një kontratë 4-vjeçare, me të njëjtën pagë që përfiton aktualisht në “Camp Nou”, teksa Barcelona e vlerëson shumë De Jong, por vështirësitë financiare mund të ndikojnë në shitjen e tij në fundin e sezonit.
Mesfushori është pjesë e kombëtares holandeze prej shtatorit të vitit 2018 dhe deri tani numëron 54 ndeshje dhe 2 gola me kampionët në fuqi të Spanjës.