Ylli i Bayern Munichut shënoi një gol si në video lojëra, as bashkëlojtarët e tij nuk arritën ta besonin - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Bayern Munichut shënoi një gol si në video lojëra, as bashkëlojtarët e tij nuk arritën ta besonin

    Insajderi
    11 December 2024 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gelsenkirchen, Bayern Munich mposhti bindshëm Shakhtar Donetskin me rezultat 5-1 në xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve dhe goli i shënuar nga Michael Olise është padyshim një nga më të bukurit e deritanishëm të garës.

    Shakhtar kaloi në avantazh në minutën e pestë me golin e Kevinit, por më pas pësoi një debakël. Konrad Laimer, Thomas Muller, Michael Olise dhe Jamal Musiala nga dy herë shënuan për bavarezët.

    Mirëpo, goli i Olise në minutën e 90-të i gëzoi futbolldashësit, pasi dukej si një gol i shënuar në video lojëra.

    Lojtari i Bayernit e mori topin rreth tridhjetë metra larg portës dhe në një sllallom të pandalshëm kaloi disa lojtarë, mes tyre edhe portierin Riznyk.

    Ishte një gol për t’u mbajtur mend dhe i riu francez, i cili mbërriti në Bayern këtë verë nga Crystal Palace, u shpall lojtari i ndeshjes, pasi shënoi dy gola dhe një asistim.

    Ndryshe, Bavarezët i kanë paguar 51 milionë euro te Crystal Palace për Olise dhe me një pagë vjetore prej 13 milionë eurosh ka nisur të justifikojë statusin e një përforcimi madhor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark