
Dani Ceballos ka lënë të kuptohet për një largim të mundshëm nga Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar veror.
Pas një paraqitje të shkurtër në ndeshjen e fundit të La Ligës ndaj Oviedos, Ceballos postoi një fotografi në Instagram me mbishkrimin “Last dance” (Vallja e fundit) dhe një emoji falënderimi, një sinjal i qartë për një ndarje të afërt.
29-vjeçari duket se është drejt një ndryshimi destinacioni, ndërsa ka oferta nga skuadra që garojnë në Ligën e Kampionëve.
Me Xabi Alonson tashmë në krye të stolit të “Los Blancos”, Ceballos ka rënë dukshëm në hierarkinë e mesfushës. Aktualisht, ai renditet si opsioni i gjashtë në mesin e fushës, përkrah lojtarëve që janë të lënduar si Jude Bellingham dhe Eduardo Camavinga.
Trajneri ka preferuar të aktivizojë Aurelien Tchouamenin dhe Federico Valverden, ndërsa Arda Güler është shndërruar nga Alonso në një mesfushor qendror, duke shtuar konkurrencën në repartin ku luan Ceballos.
Kjo situatë e bën shumë të vështirë për Ceballos të sigurojë një vend në formacionin titullar. Në fitoren 3-0 ndaj Oviedos, ai u inkuadrua në fushë vetëm në minutën e 86-të, dhe në ndeshjen ndaj Osasunës u la sërish jashtë planeve kryesore, pavarësisht dëshirës për të qëndruar dhe për të luftuar për vendin e tij.