×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga kombëtarja

    Insajderi
    06 September 2024 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit të Brazilit ka konfirmuar se mbrojtësi Eder Militao ka pësuar një dëmtim muskulor dhe është larguar nga skuadra kombëtare.

    Kokëdhimbjet për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, si duket nuk kanë fund shkaku i lëndimeve të futbollistëve.

    I fundit që pësoi dëmtim nga lojtarët e Los Blancos është mbrojtësi Militao, gjatë grumbullimit me kombëtaren e Brazilit.

    Raporti mjekësor nga Federata e Futbollit të Brazilit shpjegon se mbrojtësi i Real Madrid ndjeu ‘dhimbje në kofshën e djathtë pas stërvitjes të së enjtes mbrëma në Qendrën Stërvitore të Atletico Paranaense’.

    Sipas gazetës Marca, 26-vjeçari tani pritet të mungojë në ndeshjen ndaj Real Sociedad pas pushimit ndërkombëtar.

    Vlerësimet fillestare sugjerojnë një mungesë prej 2-3 javësh për Militaon dhe mund të humbasë deri në pesë ndeshje në të gjitha garat, përfshirë derbin me Atletico Madridin më 29 shtator.

    Ndryshe, mbrojtësi brazilian humbi një pjesë të madhe të sezonit 2023/24 pasi pësoi një dëmtim të ligamentit ACL në gusht të vitit të kaluar. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark