Ylli i Real Madridit, Lucas Vazquez është bërë lojtari i parë nga gjiganti spanjoll që ka folur publikisht për thashethemet e transferimit të mundshëm të Trent Alexander-Arnold.
E ardhmja e Alexander-Arnold duket se do të jetë tema më e diskutuar e vitit 2025, me reprezentuesin anglez që do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit.
Raportimet nga Marca kanë bërë me dije se ylli i Liverpoolit tashmë ka marrë vendimin e tij për t’u larguar nga ‘Anfield’ në fund të sezonit si lojtar i lirë.
Kjo do ta bënte Alexander-Arnold lojtarin e dytë të madh që transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ falas pas atij të Kylian Mbappe në 2024.
Për shkak se ardhmja e tij në klub nuk është e ditur, veterani Vazquez ka thyer heshtjen e tij për thashethemet e Alexander-Arnold, duke komentuar rinovimin e mundshëm të kontratës.
“Është shumë herët për të folur. Po e shijoj këtë sezon. Asgjë për të thënë për këtë. Trent Alexander-Arnold? Jo përmendni lojtarë që nuk janë këtu. Ne jemi tërësisht të fokusuar tek ndeshjet”, ka thënë Vazquez.
Me Dani Carvajal të lënduar dhe në fund të karrierës, Vazquez shpeshherë është përdorur si mbrojtës i djathtë këtë vit me Alexander-Arnold që pritet ta zërë vendin e tij në formacion pas transferimit.