×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Ylli i YouTube dënohet me 10 vite burg

    Insajderi
    08 May 2019 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jones kishte ndërtuar një profil mbi këngë pop të famshme. 26 vjeçari numëron 500,000 abonentë në YouTube dhe 225,000 në Twitter. Të dy llogaritë janë fshirë tashmë.

    Një ish yll i YouTube është dënuar me 10 vite burg në SHBA pasi u shpall fajtor sepse kishte pranuar imazhe të pahijshme të fëmijëve.

    Austin Jones pranoi se kishte inkurajuar gjashtë vajza nën moshë ti dërgonin video seksualisht eksplicite në shenjë prove se ishin fansat më të mëdhenj të tij.

    Jones kishte ndërtuar një profil mbi këngë pop të famshme. 26 vjeçari numëron 500,000 abonentë në YouTube dhe 225,000 në Twitter. Të dy llogaritë janë fshirë tashmë.

    YouTube bllokoi kanalin e Jones nga reklamimi pas arrestimit në 2017-ën por u kritikua sepse kishte reaguar ngadalë për të fshirë përmbajtjet e tij plotësisht.

    Jones jetonte në Illinois dhe kishte pranuar se ka përdorur Facebook për të nxitur vajza ti dërgonin foto dhe video të pahijshme.

    Ai u kishte thënë viktimave se videot ishin pjesë e një mundësie të artë modelimi dhe se do të ndihmonte në rritjen e popullaritetit të llogarive të tyre Instagram.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark