Arijon Ibrahimovic rikthehet te Bayern Munchen. Është vetë gjiganti bavarez që njofton opinionin publik për rikthimin e lojtarit në skuadër me anë të një njoftimi në faqet zyrtare.
17-vjeçari ishte i huazuar në Serie A të Frosinone, por pa gjetur minutat e duhura dhe rikthehet në ekipin ku doli si lojtar.
Ai ka rinovuar kontratën me Bayern Munchen duke firmosur për 3 vite të tjera.
“Të dashur tifozë të Bayernit, jam i lumtur që jam këtu. Pres me padurim sezonin e ri së bashku në Allianz Arena”, tha ai shkurtimisht për median e klubit.
Ibrahimovic është me origjinë shqiptare, por ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë me ekipet e moshave duke refuzuar ftesën nga FSHF.