Ylli me akuza të forta ndaj Ganiut për dr*ogë: E ka ngatërruar me… - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ylli me akuza të forta ndaj Ganiut për dr*ogë: E ka ngatërruar me…

    Insajderi
    21 July 2025 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas përplasjeve të forta brenda Ferma VIP, ku Gani Gërmia aludoi publikisht për prirjet seksuale të Yllit, duke lënë të nënkuptohej se ai është homoseksual, reagimi i këtij të fundit ka qenë i menjëhershëm dhe pa filtra.

    Në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, Ylli ka zgjedhur të thotë gjithçka, pa dorashka.

    “Unë qëllimin tim e kam përmbushur aty. E kam nxjerrë nga loja – unë e kam kontrolluar dhe publiku e ka përzënë. Ai person nuk ka ndezur kurrë. E vetmja pikë që e mban është me ndezë, por nuk ka ndezë asnjëherë. I ka shku jeta nëpër formate, por kurrë s’ka lënë gjurmë.”

    Por më e forta vjen në fund, kur Ylli ngre një akuze të rëndë, duke aluduar për përdorim të substancave narkotike nga ana e Ganiut:

    “Ferma nuk është kafiteri! Ai e ka ngatërruar me vend për të pirë kafe, për të ndezur cigare… dhe ndonjë miell aty-këtu me kapë, me bo ndonjë vijë!”

    Nga ana e Gani Gërmisë, deri tani nuk ka ardhur asnjë reagim ndaj këtyre deklaratave tronditëse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark