Yllin e Liverpoolit e pret dënim i rëndë për shkak të veprimeve në festën për titull - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Yllin e Liverpoolit e pret dënim i rëndë për shkak të veprimeve në festën për titull

    Insajderi
    30 April 2025 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata e Futbollit të Anglisë (FA) ka folur me sulmuesin e Liverpoolit, Cody Gakpo, në lidhje me mesazhin në fanellën që ai mbante veshur gjatë festimeve të titullit të Premier League nga Reds të dielën.

    Pasi mposhti Tottenhamin 5-1 të dielën, Liverpooli fitoi titullin e 20-të të Ligës Premier në historinë e tyre dhe herën e dytë që kur Liga Premier luhet në formatin e saj aktual.

    Cody Gakpo cautioned for religious message at title celebration

    Një festë e zjarrtë pasoi në Anfield, dhe lojtarët shfrytëzuan rastin për të festuar me shokët e tyre të ekipit, familjet dhe për të nxjerrë në pah mesazhe të ndryshme, nga flamujt e vendeve të tyre deri te ato fetare. Ishte ky mesazh nga Cody Gakpo që çoi në një paralajmërim nga udhëheqësit e ligës.

    Shoqata e Futbollit (FA) i ka shkruar Gakpos për shkak se ka mbajtur një mesazh që shkruan: “Unë i përkas Jezusit”.

    Letra theksonte se “Shoqata e Futbollit ndalon sloganet fetare në veshje, në atlete futbolli dhe pajisje tjera”.

    Gakpo e ngriti fillimisht fanellën pasi shënoi një gol kundër Tottenhamit për të dërguar një mesazh, dhe më pas e hoqi fanellën dhe pozoi gjatë festimeve pas ndeshjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark