Yllka Kuqi rikrijon pamjen e Atifete Jahjagës: Të dua, presidentja ime - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Yllka Kuqi rikrijon pamjen e Atifete Jahjagës: Të dua, presidentja ime

    Insajderi
    06 August 2025 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me disa fotografi të fundit, ku shfaqet e veshur me një fustan elegant të verdhë, identik me atë që pak javë më parë kishte veshur ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

    Në përshkrimin e postimit në Instagram, Yllka shpreh dashurinë dhe respektin për Jahjagën, duke e quajtur me plot emocion:
    “Presidentja ime e dashur, mbretëresha ime, shoqja ime e vërtetë. Të dua.”

    Ky gjest i veçantë është përshëndetur me reagime shumë pozitive nga ndjekësit, të cilët i kanë cilësuar të dyja si “dy yje”, “ikona të vërteta” dhe “të bukura brenda e jashtë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark