Ymeri akuzon Thaçin se ka përdorur liberalizimin për “të falur tokën e Kosovës” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri akuzon Thaçin se ka përdorur liberalizimin për “të falur tokën e Kosovës”

    Insajderi
    23 May 2016 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, se po përdorë rekomandimin për liberalizim të vizave në mënyrë që të ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

    Sipas Ymerit, për ish-kryeministrin e vendit më me rëndësi është falja e rreth 8200 hektarëve tokë Malit të Zi se sa nëse qytetarët e Kosovës do të mund të kenë lehtësira udhëtimi në zonën Shengen.

    “Për të, sovranitetit shtetëror, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia sociale, asnjëherë nuk kanë qenë më të rëndësishme se sa ruajtja dhe rritja e pushtetit dhe pasurisë së tij private”, është shprehur Ymeri nëpërmjet rrjetit social Facebook.

    I pari i Vetëvendosjes thotë që edhe më parë liberalizimi i vizave nuk i kishte ardhur Kosovës, për shkak të udhëheqjes së Thaçit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark