Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, gjatë fjalimit në mbledhjen komemorative për Astrit Deharin, tha se atij nuk mund t`i jepet lamtumira e fundit.
“E dashura familje Dehari, unë sot nuk kam se si t’ju ngushëlloj por vetëm të iu bashkëndjejë Astritin tuaj dhe tonin. Në këtë ceremoni është vështir të mblidhemi për lamtumiren e Astritin ku nuk mundemi të pranojmë ndarjen nga ai. Ai nuk u ndal kurrë së punuar dhe nuk mund t’ia themi lamtumirën”, tha Ymeri.
Ai tha se është krenar që punoi me të dhe se është e pamundur ta gjej një organizim ku Astriti nuk ishte i pranishëm dhe ku nuk shkëlqeu.
“Ai ishte organizatori kryesor, ishte kryesori në protestën e studentëve që shkarkuan rektorin, është emri kryesor në projektet për shëndetësi në Komunën e Prishtinës, ai ndihmoi Grupin Parlamentar me këshillat e tij, duke u bërë mendja dhe penda e shumë fjalimeve tona në Kuvend”, tha Ymeri.