Ymeri: Biden takon në Kosovë protagonistët kryesorë të mafias - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Biden takon në Kosovë protagonistët kryesorë të mafias

    Insajderi
    16 August 2016 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, shpreson se takimi i nënpresidentit amerikan, Joe Biden në Kosovë, do të jetë më ndryshe.

    Ymeri tha se Biden po vjen për t’u takuar me protagonistët e mafas në Kosovë.

    “Shpresojmë që ky takim i zëvendëspresidentit amerikan Biden me këta kriminel kosovarë në kostum presidencial e qeveritar do të jetë ndryshe prej të tjerëve. Z.Biden po vjen midis epizodave të aferës PRONTO 2 për t’u takuar me disa prej protagonistëve kryesorë të mafias në Kosovë. Nuk është problemi se kë po e takon e kë nuk po e takon z.Biden”, ka shkruar Ymeri në facebook.

    “Është e padrejtë dhe e dëmshme nëse z.Biden nuk e thotë të vërtetën për këta producentë e regjisorë të krimit e korrupsionit në Kosovë. Sepse, para së gjithash, janë fëmijët e uritur e të pashkollë, rinia e gratë e papuna, dhe pleqtë në mjerim që po vuajnë nga seriali PRONTO 2.0.”, ka përfunduar ai./Insajderi.com

    [iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark