Ymeri bisedon me Hahn për rastin e Deharit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri bisedon me Hahn për rastin e Deharit

    Insajderi
    11 November 2016 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka përfunduar takimi i Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Europian, Johannes Hahn, me liderët e partive politike.

    Ndërkaq Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, gjatë këtij takimi ka kërkuar që të mos vazhdohet më me Qeverinë aktuale, derisa ka kërkuar që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, njofton Klan Kosova.

    Sipas Ymerit, gjatë takimit të mbajtur, ai i ka treguar Komisionerit Hahn dhe për rastin e Astrit Deharit.

    Por ndonëse Ymeri ka treguar për rastin e Deharit, ai tha se Komisioneri Hahn, nuk ka thënë asnjë version të tij përveç që ka shprehur ngushëllime për rastin në fjalë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark